Një 26-vjeçar ka vdekur pas plagëve që i ka marrë nga një armë zjarri në fshatin Greikoc të Suharekës.Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.Policia e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë, pasi afër shtëpisë së viktimës është gjetur një kallashnikov, që dyshohet se është përdorur në këtë rast.
“Pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast”, ka thënë Gashi.





