LAJME

Ndërron jetë nga COVID-19 gazetari Kajtaz Gecaj

Ndërron jetë nga COVID-19 gazetari Kajtaz Gecaj
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Shtator 2021, 10:40

Ka vdekur sot si pasojë e COVID-19 gazetari i njohur Kajtaz Gecaj, i cili ishte i angazhuar për shumë vjet në gazetën “Zëri”.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar djali i tij.

“Familjarë, miq e shokë, ju njoftojmë se baba jonë Kajtaz (Islam) Gecaj ka ndrru jetë sot në orën 00:00. Pasi ka qenë me COVID-19, varrimi do të bëhet nga Instituti Kombëtar në praninë e familjes së ngushtë, të pame nuk do të ketë për shkak të gjendjes aktuale me pandemi”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Kajtazi njihet si gazetar i cili kishte realizuar raporte, kronika e intervista të shumta.

Gjithashtu, ai ishte i dalluar për korrektësi, vullnet dhe përkushtim në punë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika