LAJME

Ndërron jetë nëna e dëshmorit Feriz Susuri

Ndërron jetë nëna e dëshmorit Feriz Susuri
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Shkurt 2021, 08:55

Ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare Sadije Susuri, nëna e Dëshmorit të kombit, Feriz Susuri nga Zhuri.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë djali i saj, Xhelal Susuri përmes një njoftimi në faqen e tij në facebook i cili ka njoftuar se varrimi i nënës Sadije Susuri do të bëhet sot me datë 17.02.2021 (e mërkurë) në varrezat e Fshatit Zhur.

Kujtojmë se edhe babai i dëshmorit Feriz Susuri, Avdirahman Susuri, kishte ndërruar jetë në janarin e vitit të kaluar, raporton TV Prizreni.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika