LAJME

Ndërron jetë në QKUK e mitura nga Reshtani i Suharekës që ishte goditur nga një veturë katër ditë më parë

Ndërron jetë në QKUK e mitura nga Reshtani i Suharekës që ishte goditur nga një veturë katër ditë më parë
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Mars 2022, 10:43

Një vajzë e mitur ishte goditur nga një veturë në fshatin Reshtan të Suharekës, katër ditë më parë.

Nga aksidenti, e mitura kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar në QKUK për trajtim.

Ndërkaq, i dyshuari ishte dërguar në mbajtje po atë ditë.

Policia në raportin 24 orësh njofton se e mitura nuk u ka mbijetuar dot lëndimeve të marra.

“Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti i trafikut me 18.03.2022 në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër kosovare (fëmijë), trupi i pa jetë i të cilës ishte dërguar në IML për obduksion” thuhet në njoftimin e policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika