PRIZRENI ME RAJON

Ndërron jetë humanisti, Gani Saramati nga Dobrushti

Ndërron jetë humanisti, Gani Saramati nga Dobrushti
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Dhjetor 2023, 22:02

Pasditen e së premtes, në moshë 82 vjeçare ka ndërrua jetë në Slloveni,  bashkatdhetari nga Dobrushit i Prizrenit, Gani Saramati.

Lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit, aktivisti dhe humanisti Saramati e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Gani Saramati u lind më 20.03.1941 në fshatin Dobrusht të Prizrenit, ndërsa ai më pas jetoi dhe veproi në Slloveni që nga mosha 17 vjeçare e deri në ditët e fundit të jetës së tij. Familja dhe miqtë do të mbajnë gjithmonë në zemër kujtimin e tij të ngazëllyer dhe përkushtimin ndaj një bote më të drejtë dhe solidare.

Ndryshe, bashkatdhetari Gani Saramati dhe familja e tij njihet për shpirtin e tij prej humanisti, pasi në vitin 2020 kishte dhuruar një donacion të aparatit rëntgen digjital për Spitalin e Prizrenit në shumë mbi 50 mijë euro, dhe jo vetëm.

Në foto: Gani Saramti dhe djali Ademi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika