LAJME

Ndërron jetë Hajrip Tërtini, shitës i gështenjave tash e 40 vite në Prizren

Ndërron jetë Hajrip Tërtini, shitës i gështenjave tash e 40 vite në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Korrik 2024, 09:28

Ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare Hajrip Tërtini, i moshuari ikonë në qytetin e Prizrenit.

Ai ishte i njohur për të gjithë si shitës i gështenjave tash e katërdhjetë vite tek Ura e Gurit në Shatërvan.

Historia e tij e shitjes së gështenjave ka filluar këtu e 40 vite më parë, kur e la punën në një dyqan për të përfunduar si shitës gështenjash, e që nuk iu nda për asnjë çast.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot më datë 27 korrik, me drekë në ora 13:00.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika