LAJME

Ndërron jetë burri që ishte aksidentuar para gati dy javësh në Rahovec

Ndërron jetë burri që ishte aksidentuar para gati dy javësh në Rahovec
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Prill 2022, 09:23

Më 27 mars, në fshatin Celinë të Rahovecit, kishte ndodhur një aksident trafiku, nga i cili kishte pësuar lëndime trupore një person.

I njëjti, siç raporton Policia, dje në mesditë ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjarëve për ceremoninë e varrimit.

“Fsh. Celinë, Rahovec 27.03.2022 – 11:15. Me 08.04.2022 është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i lënduar në aksident trafiku, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjarëve për ceremoninë e varrimit”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika