LAJME

Ndërron jetë babai i Hysni Gucatit

Ndërron jetë babai i Hysni Gucatit
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Maj 2022, 13:50

Ka ndërruar jetë babai i Hysni Gucatit, Avdullahu.

Këtë e ka bërë të ditur djali i kreut të OVL-së, Musli Gucati, shkruan lajmi.net.

“Të dashur familjarë, miq dhe shokë sot Gjyshi Avdullah Hasan Gucati ndërroi jetë. Për kohën dhe vendin e varrimit ju njoftojmë”, ka shkruar Musli Gucati.

Kujtojmë se para disa ditësh Hysni Gucati ishte për vizitë tek babai i tij në Kosovë që atë kohë ishte i sëmurë rëndë.

Menjëherë pas disa ditësh, Hysni Gucati u dënua me katër vite e gjysmë burg nga Gjykata Speciale. /Lajmi.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika