LAJME

Ndërron jetë atdhetari dhe ish anëtari i ShKA “Agimi “, Xheladin Kastrati

Ndërron jetë atdhetari dhe ish anëtari i ShKA “Agimi “, Xheladin Kastrati
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Mars 2023, 08:46

Pas një sëmundjeje të rëndë ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare atdhetari dhe ish anëtari i ShKA “Agimi , Prof. Xheladin Kastrati.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me 17 mars, në varrezat e qytetit të Prizrenit. Funerali niset nga shtëpia në drejtim të varrezave në ora 13:00.

Familja njofton se e pamja bëhet në lokalet e SHKA “Agimi” në Shadervan, prej dtaës 18.03.2023 deri me 20.03.2023, nga ora 09:00 – 17:00.

Kush ishte Xheladin Kastrati

Xheladin Kastrati u lind më 1936 në Prizren. Në vitin 1959, Kastrati kreu Shkollën e Muzikës, dega Violinë.

Pas diplomimit, ai punësohet si mësimdhënës në Gjimnazin e Therandës ku qëndron për një vit.

Në vitin 1971 kalon me punë në Shkollën e Muzikës në Prizren dhe qëndron aty deri në pensionimin në vitin 2008.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika