Ka ndërruar jetë Ahmet Qeriqi, njëri ndër themeluesit e Radio Kosova e Lirë, raporton Gazeta Sinjali.
Vdekjen e tij e ka bërë të ditur i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ka ndërruar jetë Ahmet Qeriqi, njëri ndër themeluesit e Radio Kosova e Lirë, raporton Gazeta Sinjali.
Vdekjen e tij e ka bërë të ditur i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj tha se Qeriqi ka kontribuuar shumë gjatë luftës dhe pas saj, duke udhëhequr me përkushtim këtë institucion të rëndësishëm të vendit.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Ahmet Qeriqit, një nga themeluesit e Radios Kosova e Lirë. Ai ka kontribuar shumë gjatë luftës dhe pas saj, duke udhëhequr me përkushtim këtë institucion të rëndësishëm. Përkushtimi i tij ndaj atdheut dhe popullit tonë do të kujtohet përjetësisht. Ngushëllime të sinqerta familjes Qeriqi dhe të gjithë atyre që e njohën. I paharruar qoftë kujtimi i tij”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social “Facebook”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.



