LAJME

Ndërron jetë 29-vjeçarja e cila u godit sot nga vetura në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Ndërron jetë 29-vjeçarja e cila u godit sot nga vetura në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Janar 2021, 19:04

Ka ndërruar 29-vjeçarja e cila u godit nga një veturë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Mazgit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.

“Rreth orës 18:00, nga ekipi mjekësor i Emërgjencës së QKUK-së, jemi njoftuar se këmbësorja Sh.J , 29 vjeç, nuk ka arritë të përballoj plagët e pësuara në aksident dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Aktualisht hetuesit e njësitit të trafikut rrugor kanë nisë një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika