Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Grazhdanik të Komunës së Prizrenit, ku si pasojë e përplasjes ndërmjet një veture dhe një motoçiklete ka humbur jetën një i mitur, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur më 31 maj 2025, rreth orës 18:15, në rrugën “Besim Shala”, në afërsi të kryqëzimit me rrugën “Xholi i Sherifit” që lidh fshatin Atmaxhë. Aksidenti ndodhi kur një motoçikletë me rrymë, pa targa, e drejtuar nga G.Sh., 17-vjeçar tentoi të futej në rrugën kryesore, ndërsa nga drejtimi tjetër po qarkullonte një veturë tip VW Golf, e drejtuar nga Kushtrim Krasniqi, 30-vjeçar.





