LAJME

Ndërroi jetë ish futbollisti dhe trajneri i KF “Liria”, Islam Slishani

Ndërroi jetë ish futbollisti dhe trajneri i KF “Liria”, Islam Slishani
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Nëntor 2020, 15:23

Mbrëmë ka ndërruar jetë Islam Slishani, në moshën 79-të vjeçare. I ndjeri në rininë e hershme si futbollist ka bërë karrierë me KF Liria, ndërsa më pas ka qenë edhe trajner i Lirisë.

Kontributi i tij në futbollin prizrenas dhe atë kosovar, do të mbetet i paharruar. Me këtë rast, KF “Liria” shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Slishani, veteranët e futbollit dhe sportistët e miqtë e të ndjerit.

“Na, lejoni që të ndajmë me ju këto momente pikëllimi për humbjen e familjarit Tuaj”, thuhet në ngushëllimin publik të KF “Liria”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika