LAJME

Ndërroi jetë Bedrije Misini, diva e kulturës rome në Kosovë

Ndërroi jetë Bedrije Misini, diva e kulturës rome në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Mars 2024, 19:00

ROMTEGRA në Prizren, përmes një njoftimi për media, ka shprehur pikëllimin për humbjen e artistes rome, Bedrije Misini, duke thënë se ajo do të mbetet gjithmonë një pikë referimi për frymëzim dhe dedikim ndaj artit.

”Ndërroi jetë Bedrije Misini, diva e kulturës rome

Me dhimbje të thellë në zemër, komuniteti rom në Kosovë humb një ylli të rrallë të kulturës sonë, Bedrije Misini. Me zemër të thyer, ne nderojmë kujtimin e saj si një divë e pashuar e artit dhe kulturës rome.

Në çdo notë muzikore dhe në çdo fjalë teatri, Bedriana u shfaq si një frymëzim për brezat e ardhshëm, duke shënuar një udhëtim të paharrueshëm në skenën kulturore. Me pasionin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, përcollë trashëgiminë kulturore të komunitetit rom me guxim dhe devotshmëri të pashoq.

Edhe pse sot ajo na ka lënë, Bedrije Misini do të mbetet një pikë referimi për frymëzim dhe dedikim ndaj artit.”, thuhet në njoftim./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika