Pak minuta pasi filloi seanca e tretë ndaj Salih Mustafës, ajo u ndërpre me kërkesë të avokatit të tij, Julius Von Boné.
Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, edhe sot për të tretën radhë u paraqit para Gjykatës Speciale në Hagë, shkruan lajmi.net.
Në këtë seancë, Prokurori i Prokurorisë së Specializuar, tregoi se i ka dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme mbrojtjes së Mustafës.
Ai tregoi se janë qindra dokumente e mijëra faqe që janë pjesë e dosjes për Salih Mustafën, raporton lajmi.net.
Mirëpo, ka qenë Julius Von Boné, avokati i Salih Mustafës, i cili ka kërkuar që seanca të jetë e mbyllur për shkak të këtyre dosjeve dhe për shkak se ai mund të përmend ndonjë emër e të dalë në publik e që nuk duhet të ndodhë një gjë e tillë.
“Kemi marrë materialet nga prokuroria, ku përfshihet edhe një listë mjaftë e gjatë, ndoshta më vonë do të doja të kërkojë që ta dëgjojë atë listë në një seancë të mbyllur. Ka vetëm një çështje konkrete që dua ta diskutojmë në seancë të mbyllur. Dua që këtë ta bëj në seancë të mbyllur sepse mund të përmend emra që nuk duhet të bëhen publik”, ka thënë avokati, Julius Von Boné.
Prokurori ka thënë se, çështja është duke shkuar mirë.
“Në këtë moment, prokurori ka ende materiale shfajësuese nën kontroll dhe procedura po shkon shpejtë dhe materialet në vazhdon do t’i dorëzohen mbrojtjes nga fundi i kësaj jave. Po i kontrollojmë të gjitha materialet në lidhje me provat shfajësuese. Gjithashtu kemi edhe veprimtari tjera që po bëhen për momentin, për shembull transkriptimin e intervistave dhe do të shohim nëse ka nevojë që të dorëzohen me apo pa redaktim”, ka thënë prokurori, raporton.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se akoma nuk ka përfunduar tërësisht hetimi ndaj Musatfës, dhe se sipas prokurorit, nuk është duke u bërë vetëm një hetim. Ai tha se dosjet para gjyqësore dhe materialet e tjera brenda 15 shkurtit të vitit të ardhshëm.
“Nuk ka përpunuar tërësisht hetimi. Ka mbetur edhe një numër i vogël i hapave që duhet të ndërmarrim. Gjithsesi sikurse thamë edhe në konferencën e fundit, edhe nëse na ka mbetur ndonjë punë pa e bërë ajo punë nuk do të ndikojë në nxjerrjen e afateve dhe do të vazhdojmë punën. Gjykimi mund të fillojë në vitin e ardhshëm. Dua të theksojë se hetimet që i kryen zyra jonë nuk janë vetëm me këtë çështje por edhe me çështjet e tjera gjyqësore. Pra duhet ta marrim parasysh këtë fakt kur bëhet fjalë pëe nxjerrjen e detyrimeve të materialeve të mbrojtjes. Siç thash bëhet fjalë për më shumë çështje gjyqësore”, theksoi prokurori.