LAJME

Ndërprerje të furnizimit me energji elektrike sot në rajonin e Prizrenit

Ndërprerje të furnizimit me energji elektrike sot në rajonin e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Mars 2025, 08:35

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të shtunën, më 08.03.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Punime në projekte investive

1. Nga NS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Rahoveci (kodi: 30000015) në dy termine nga ora 09:00 deri 09:30 dhe nga ora 14:30 deri 15:00

Vendet: rrugët: 13 Liqeni i Hasit, 15 Faik Çabrati (një pjesë), 451 Hysni Morina (një pjesë), 462 Qenë Qenaj (një pjesë), Arban (një pjesë), Atmagjë (një pjesë); fshatrat: Krajk, Landovicë dhe Tupec.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

2. NS 110/35/10 kV Prizreni 1

Nga Dalja 10[kV] Rahoveci do të ndërprehet:

NS 10/0.4[kV] Krajku II me kod (30000015023) nga ora 09:00 deri 15:00

NS 10/0.4[kV] Lagjja hyrje Krajk me kod (30000015032) nga ora 09:00 deri 15:00

Vendet: fshati Krajk.

Arsyeja: Punime në projektet investive, vendosja e urave për energjizimin e rrjetit.

* * *

Punime nga palët e treta

Nga NS 110/10[kV] Prizreni 3 do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Ushtria e Kosovës (kodi: 31000018) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Ushtria e Kosovës, periferi Tranziti, rr. Ukë Bytyqi.

Arsyeja: Punimi i shtyllës sipas zgjidhjes teknike.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika