LAJME

Ndërprerje të energjisë elektrike sot edhe në komunën e Malishevës, ndërprehet edhe furnizimi me ujë të pijes

Ndërprerje të energjisë elektrike sot edhe në komunën e Malishevës, ndërprehet edhe furnizimi me ujë të pijes
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Prill 2024, 10:31

Si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike në komunën e Malishevës, do të ketë dhe ndërprerje të furnizimit me ujë të pijës duke filluar nga ora 10:00 deri në 17:00.

Për këtë ka njoftuar përmes një komunikate për medie Hidroregjioni Jugor ku theksohet se reduktime të tilla do të ketë për dy muaj radhazi.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për Konsumatorët e Malishevës
Konsumatorë të nderuar KRU”Hidroregjioni Jugorë sh. a Njësia e Malishevës ju njofton se edhe sot nga ora ⏰10:00 deri në ora 17:00 do të ketë ndërprerje të energjis elektrike 💡sipas njoftimit të KEDS-it, për shkak të punimeve të planifikuara në tensionin e lartë, ashtu siq kemi njoftuar edhe më parë kjo ndërprerje do të vazhdoje për dy muaj me reduktime.
Si pasoj e kësajë do të ketë edhe ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes për të gjithë konsumatorët në Njësinë e Malishevës në përjashtim të atyre që furnizimi kryhet me gravitet.
Ju falendorojmë për mirëkuptim!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika