Menaxhmenti i ndërmarrjes publike “Trepça” ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë ndërmarrje dhe ua ka pezulluar pushimet vjetore të punëtorëve.
Pushimet vjetore të punëtorëve janë pezulluar për muajt shtator, tetor dhe nëntor, transmeton Telegrafi.
Vendimi është marrë me 26 gusht, derisa thuhet se ka pasur mungesë së aktivitetit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Trepça, Stantërg, dhe në Njësinë Biznesore Minerat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë.





