- Reklama -

Ndarja e SBASHK-ut: Një grup kërkon të vazhdohet greva, tjetri të ndërpritet

Në anëtarësinë e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) janë krijuar dy ekstreme lidhur me grevën në shkolla, ka bërë të ditur Reshit Kushaj, kryetar i Këshillit Grevist në SBASHK.

Kushaj ka thënë të mërkurën në “60 Minuta” të KTV-së, se njëra palë kërkon që të vazhdohet greva pavarësisht se është zgjatur shumë, sipas tij, dhe tjetra që ajo të ndërpritet.

- Reklama -

Sipas Kushajt, numri i atyre që kërkojnë që të vazhdohet greva është shumë më i madh se i atyre që kërkojnë të ndërpritet.

“Kemi dy ekstreme në anëtarësinë sindikale, njëri ekstrem është me numër shumë të madh që thonë se duhet ta vazhdojnë grevën dhe kemi një pjesë të anëtarësisë që besojnë se për hir të prindërve që na kanë kuptuar, dëshiron që përkohësisht greva të pezullohet dhe të vazhdohet me dialogun social”, ka thënë Kushaj.

Sipas tij, ata që po kërkojnë që të ndërpritet greva janë kryesisht mësimdhënës të afërt me njerëzit në pushtet, ose po ndikohen nga presionet.

“Ndasia që të vazhdohet me procesin mësimor është shumë e vogël. Shumë pak mësues po kërkojnë që të kthehen në procesin mësimor. Sipas të dhënave që na kanë sjellë nga terreni, ata janë bashkëfamiljar të njerëzve në pushtet, dhe ata janë nën presion të vazhdueshëm, duke i kërcënuar me mosvazhdim të kontratave të punës e me mungesë të pagave. Ne para se të hyjmë në grevë kemi shpërndarë një formular, të cilën çdo anëtar i sindikatës e ka plotësuar, me kërkesën për të hyrë në grevë”, ka shtuar Kushaj.

Ai tha se sjelljet dhe deklaratat e Qeverisë ndaj SBASHK-ut po ua kujtojnë ngjarjet e viteve të 90-ta kur të njëjtat gjëra, sipas tij, i bënte Serbia ndaj sistemit të arsimit.

Sipas tij, arsimi nuk mbështet nga asnjë parti dhe nuk ka lidhje me asnjë parti, siç po aludohet.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort