Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare për Kuvendin e Komunës së Prizrenit për zgjedhjet e vitit 2025.
Me gjithsej 41 vende në Kuvendin Komunal, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është fituese kryesore, duke siguruar 13 mandate dhe 19,582 vota(32.34% të totalit).
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar 9 mandate me 12,916 vota (21.33%)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 6 mandate dhe 8,310 vota(13.73%)
Bashkimi Demokratik i Prizrenit ka marrë 3 mandate me 4,081 vota (6.74%)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar 2 mandate me 3,140 vota(5.19%)
Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP)ka fituar 2 mandate me 2,718 vota(4.49%)





