Shumë nga në pjesën më të madhe të kohës e kalojmë para kompjuterit dhe televizionit, lexojmë, shikojmë filma, shfrytëzojmë aparate të telefonave mobil me shkronja dhe numra të madhësisë së vogël. Këto aktivitete të përditshme te një njeriu modern gradualisht mund të dëmtojnë të pamurit, shkaktojnë lodhje të syve dhe probleme të ndryshme oftalmologjike
Dhimbjet e kokës, djegia e syve, lodhja e syve, janë probleme të cilat të përditshme për personat që punojnë me kompjuter. Që të liroheni nga këto gjëra jo të këndshme, do të jetë i mjaftueshëm një ekzaminim te mjeku i syve dhe disa ndryshime në vendin e punës.
Kompjuteri është i paevitueshëm në botën moderne dhe është përditshmëri e milionave njerëzve të punësuar. Puna para ekranit mund të jetë njëri nga shkaqet për problemet në të pamur, tharjen e syve, lodhjen e tyre, etj. Lodhja e cila është e lidhur me punën në kompjuter, është në lidhshmëri të drejtë me kohën e kaluar para ekranit, por edhe me kualitetin e të pamurit të atij që punon.
Këto probleme mund të paraqiten në tri forma:
“Lodhja e të pamurit” – kjo formë është më e shpeshta dhe përcillet me një ndjenjë që nuk mundemi të jemi efikas në planin e të pamurit sa mund të jemi efikas në planin intelektual.
Rrallë mund të përcillet edhe me dobësim të mprehtësisë së të pamurit, por shpesh me një çrregullim të pamjes binokulare me paraqitje të pamjes së turbullt ose pamjeve të dyfishta. Kjo formë e lodhjes shpesh lajmërohet nëse nuk është e korrigjuar ametropia ose presbiopia.
Lodhja e syve – djegia e syve, irritimi, ndjenja e tharjes së syve, janë shenja të cilat lidhen me zvogëlimin e aktivitetit të gjëndrave të lotit.
Frekuenca normale e të rrahurave të kapakëve të syve është nga 12 deri 20 herë në minutë, e cila mundëson krijimin e filmit lakrimal të ri para se të largohet i mëparshmi. Por puna para kompjuterit, leximit shkakton zvogëlimin e frekuencës së të rrahurave të kapakëve dhe vjen deri te tharja e sipërfaqes së kornesë.
Lodhja e përgjithshme – paraqitet me kokëdhimbje dhe me dhimbje përgjatë boshtit kurrizor, të cilat janë të lidhura me pozitën jo të drejtë që e marrim gjatë punës me kompjuter.
Lodhja mund të ketë një ndikim të madh në produktivitetin e punës. Kështu shumë hulumtime kanë treguar zvogëlimin e koncentrimit në punë dhe kanë ndihmuar për të kuptuar shkaqet e lodhjes. Ky parametër mund të vlerësohet përmes foto-okulografisë e cila mundëson matjen dhe analizimin e drejtimit të shikimit duke regjistruar lëvizjen e syrit gjatë shikimit të një objekti ose gjatë leximit.
nga TaboolaPromoted Links
Mund t’ju interesojnë
Ja si zhduka celulitin për vetëm 28 ditë
https://mjekesia.org/
Rrëfimi për “gruan e varur”, fotografia e së cilës zbuloi më së miri të vërtetën e mizorive të Ratko Mladiqit
Gruaja nxori një armë në qendër tregtare, reagimi i një djali bëri shumë për të qeshur
Rezultati: Efikasiteti i syrit zvogëlohet sa më shumë të qëndrojmë para ekranit. Kjo është një arsye që të mos qëndrojmë më gjatë në punë.
Problemet me të pamur
Nëse kaloni shumë kohë para kompjuterit, lodhja mund të paraqitet si pasojë e fokusimit të shprehur në fotografinë e ekranit ose si pasojë e pozitës jo të drejtë dhe qëndrimit të gjatë në pozitën e ulur. Por ky problem mund të paraqitet edhe më herët nëse keni probleme në të pamur dhe probleme jo të korrigjuara, siç janë astigmatizmi ose hipermetropia, por nëse dy fotografitë e fituara nga dy sytë nuk përputhen, atëherë kemi të bëjmë me heteroforinë (tendenca ka strabizmi); në këto raste është i nevojshëm kontrolli nga mjeku i syve.
Personat miop (shkurtpamës) mund të mos i kenë këto problem për shkak se të pamurit afër është i mirë.
Disa këshilla për të pushuar sytë
▪ Për t’iu shmangur “lodhjes së të pamurit” është e nevojshme që të bëni korrigjimin e të pamurit, mbajtja me rregull e syzave, lentave ose t’i nënshtroheni kirurgjisë refraktive për largimin e dioptrisë.
▪ Të merren disa masa për përmirësimin e vendit të punës: t’i ikim shkëlqimit të ekranit (nëse nuk kemi mundësi ta bëjmë këtë, atëherë mund të vendosen filtrat për reflektim ose të ndërrojmë këndin e ekranit).
▪ Të bëni pushime të shkurtra dhe të ndërroni pozitën. Duhet që në çdo 45 minuta të punës, të keni një pushim prej 5 minuta ose në çdo dy orë pune, të keni pushim prej 15 minutave. Shfrytëzoni këtë pushim që të lëvizeni ose të shikoni nga dritarja ose thjesht pushoni.
A ekzistojnë barna kundër lodhjes së syve?
Ekzistojnë pika kundër tharjes së syve. Por për shfrytëzimin e pikave për sy është mirë që së pari të konsultoheni me mjekun e syve.
A ka ndonjë efekt marrja e shtesave ushqimore?
Po, marrja si shtojcë e ushqimit të vajit të peshkut ndihmon për shkak se në vete përmban Omega 6 dhe 3. Këto elemente përshpejtojnë sekretimin e lotëve dhe zvogëlojnë tharjen e syve.
/Telegrafi/