LAJME

Ndalohet shtetasi i Kosovës në Morinë, po kërkohej nga Gjermania për “mashtrim”

Ndalohet shtetasi i Kosovës në Morinë, po kërkohej nga Gjermania për “mashtrim”
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Shtator 2025, 12:41

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka ndaluar në pikëkalimin kufitar të Morinës shtetasin e Kosovës, S.M. (27-vjeçar), ndaj të cilit kishte urdhërarrest ndërkombëtar.

Sipas njoftimit të policisë, ai tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet gjermane, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, ndaluan në hyrje shtetasin kosovar S. M., 27 vjeç, banues në Kosovë. Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata lokale e Mynihut kishte nxjerrë ndaj tij urdhër-arrest ndërkombëtar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me maksimum dënimi deri në 10 vjet burg. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit”, thuhet në njoftim.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika