Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka marr vendim për ndalimin e përdorimit të doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ për klasat 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Prishtinës.
Në një postim në Facebook, ajo i ka bërë thirrje të gjitha komunave, që të marrin hapa dhe të ndalojnë përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre.
“Është e paprecedentë, se si ky pushtet po keqtrajton familjen kosovare. Është skandaloze se si Ministrja në pushtet, në krye të të vetmit institucion përgjegjës për tekstet mësimore, ka aprovuar dhe ka promovuar material me përmbajtje perverse”, ka shkruar Lushaku Sadriu.





