LAJME

Ndalohet për 48 orë një person në Prizren, u pa në video duke e rrahur vajzën e tij të mitur

Ndalohet për 48 orë një person në Prizren, u pa në video duke e rrahur vajzën e tij të mitur
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Gusht 2022, 16:54

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Prizren, ka ndaluar për 48 orë një të dyshuar pasi në rrjete sociale është parë duke e rrahur vajzën e tij të mitur.

Sipas policisë, nga e mitura dhe babai i saj janë marrë deklaratat, teksa bëhet e ditur se e mitura është dërguar për ekzaminim mjekësor

“Është marr deklarata nga i dyshuari, i cili ka pohuar se në video-incizimin e shpërndarë në rrejtët sociale është ai dhe vajza e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, në njoftim thuhet se vendimi për ndalim prej 48 orësh është marrë nga prokurori kujdestar, departamenti për krime të përgjithshme. /klankosova.tv/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika