LAJME

Ndalohet për 48 orë i afërmi i njërit nga kandidatët për deputet, dyshohet për manipulim me vota

Ndalohet për 48 orë i afërmi i njërit nga kandidatët për deputet, dyshohet për manipulim me vota
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Janar 2026, 13:42

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se për rastin e manipulimit të votave është ndaluar edhe H. P., i afërmi i kandidatit për deputet F. P., i cili ka pasur më së shumti mospërputhje me votat në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda hetuesisë, ndalimi i H.P., i cili ishte në arrati lidhet me dyshime për manipulim me vota në Prizren.

Ai siç merr vesh Gazeta Sinjali është ndaluar për 48 orë.

Rasti tashmë është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa ndaj të dyshuarit pritet që të ndërmerren veprime të tjera procedurale në varësi të zhvillimit të hetimeve.

Nga Policia dhe Prokuroria ende nuk ka një njoftim zyrtar për detajet e rastit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika