Në magjistralen Gjilan – Ferizaj sot nga njësia e TASK FORC-ës – Lindje (e përbërë nga Dogana e Kosovës dhe Policia) është ndaluar një furgon i cili dyshohet për mallra të kontrabanduara.
I njëjti pasi kishte mallra te ndryshme pa dokumente është derguar në terminalin doganorë në Ferizaj.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur mallra të ndryshme si: mbathje sportive pa prejardhje (pa fatura) të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara, si dhe tekstil të firmave të ndryshme, kozmetike me prardhje dhe prodhim serbë dhe disa pako me hurme.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e doganes së Kosovës.