LAJME

Ndalohen tre traktorë nga Serbia, dalin pamjet çka u konfiskua

Ndalohen tre traktorë nga Serbia, dalin pamjet çka u konfiskua
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Prill 2021, 14:00

Departamenti i Policisë Kufitare, mbrëmë në zonën kufitare në fshatin Korminjan të Ranillugut, kanë arrit t’i ndalojnë tre traktorë me rimorkio të improvizuara të cilët kishin ardhur nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Drejtuesit e traktorëve kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar mallra në mënyrë të paligjshme.

“Me këtë rast policia ka konfiskuar:

Birra, 222 arka x 20 shishe 0.5 litërshe (2220 litra në total)

Laptop të përdorur gjithsej 51 copë

Rregullator për laptop 98 copë

Tastatura për laptop te përdorura 39 copë

Pula të gjalla 53 copë

Neskafe 3/1 1 pako me gjithsej 180 copë

Sallame 14 copë me peshe prej 4.683 gram

Rafte metali 15 copë dhe

13 artikuj ushqimor 248 copë”, njofton policia.

“Me aktvendim të prokurorit njëri i dyshuar dërgohet në mbajtje, dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika