LAJME

Kosova dhe Austria finalizojnë marrëveshjen për bashkëpunim gjyqësor

Kosova dhe Austria finalizojnë marrëveshjen për bashkëpunim gjyqësor
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Tetor 2026, 18:58

Ekipet negociuese të Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Austrisë kanë negociuar dhe parafuar Marrëveshjen për Bashkëpunim Gjyqësor në Çështjet Penale.

Marrëveshja synon forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e drejtësisë penale, përmes krijimit të një kornize të qartë ligjore për lehtësimin dhe avancimin e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar.

Fushëveprimi i saj përfshin ekstradimin, ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale, transferimin e personave të dënuar, si dhe forma të tjera të bashkëpunimit gjyqësor, me qëllim të rritjes së efikasitetit në trajtimin e kërkesave dhe procedurave përkatëse.

“Finalizimi i kësaj marrëveshjeje përbën një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Austrisë, si dhe në forcimin e përpjekjeve të përbashkëta për parandalimin dhe luftimin e krimit ndërkufitar dhe transnacional”, njofton Ministria e Drejtësisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika