LAJME

Ndalohen dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë, tentuan të fusin veshëmbathje në Kosovë pa deklaruar në doganë

Ndalohen dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë, tentuan të fusin veshëmbathje në Kosovë pa deklaruar në doganë
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Tetor 2021, 13:35

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të kundërvajtjes doganore që kanë ndodhur ditën e enjte.

Policia njofton se dy shtetasit e Shqipërisë kanë tentuar të fusin veshëmbathje në Kosovë pa deklaruar në doganë, transmeton Telegrafi.

Më poshtë, rastet e ndara sipas raportit të Policisë:

PKK-Vërmicë, 30.09.2021- 14:30. Në hyrje të kalimit kufitar vetura me targa të Shqipërisë të cilën e voziste e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, është selektuar për në vijën e dytë kontrollit. Gjate kontrollës të ushtruar ne vijën e dytë, në bagazhin e veturës është hasur në mallra te ndryshme të pa deklaruara, rreth 44 artikujë të ndryshëm si patike, këpuce, çizme, veshëmbathje të ndryshme. Lidhur me rastin është duke u marrur Dogana e Kosovës në SPK-Vërmicë.

PKK-Vërmicë, 30.09.2021- 15:30. Në hyrje të kalimit kufitar, është selektuar për në vijën e dytë kontrollit, autobusi me targa të Shqipërisë, të cilin e voziste i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë . Gjate kontrollës në vijën e dytë, në bagazhin e autousit është hasur në mallra të ndryshme (veshëmbathje ) të pa deklaruara si: trenerka për fëmijë, duksa, jakne, komplete femrash, dhe të tjera. Lidhur me rastin është duke u marrur Dogana e Kosovës në SPK-Vërmicë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika