Dy persona në Gjilan janë ndaluar nga autoritetet e drejtësisë me dyshimin se kanë kryer veprën penale trafikim me njerëz.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas aplikimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, sot ka ndaluar dy persona me inicialet A.S. dhe R.S., të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Trafikimi me njerëz’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.





