Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha,, ka reaguar pasi policia e Maqedonasë së Veriut ka ndalur dje me flet-arrest të Serbisë një ish-ushtar të UÇK-së.
Ndalimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, Berisha: Regresi në këtë vend ka ndodhur me kontributin e Kurtit

Berisha ka bërë me dije se një veprim i tillë tregon regresin që ka ndodhur në Maqedoni të Veriut.
“Arrestimi i një ish usharit të UÇK-së nga maqedonët me fleta-arrest të Serbisë tregon regresin e që ka ndodhur në këtë vend me kontributin e Albin Kurtit. Rikthimi i partive pro-serbe dhe pro-ruse në qeverisjen MeV është një investim e madhë i Rusisë për destabilizimin e rajonit të Ballkanët për të cilën kemi folur shumë kohë me parë. VLEN-i i Albin Kurtit është patericë e këtij regjimi pan-sllavë që është instaluar në Maqedoni të Veriut i cili që në ditën e parë ka treguar urrejtjen që ka ndaj shqiptarëve. Edhe pse ky vend është antere e Nato-s, rikëthimi i rrezistencës së armatosur për mbrojtje e të drejtave të tyre nga shqiptarët, është qështje kohe!”, ka shkruar Zafir Berisha.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

