- Reklama -

Ndalimi i 12 serbëve në Prizren, kryeprokurori Kryeziu jep detaje

16 shtetas serbë u arrestuan të shtunën dhe të dielën, ku katër prej tyre rezultuan të jenë oficerë aktivë të sigurisë së Serbisë.

Ata u kapën në Gjakovë dhe Prizren, duke udhëtuar me automjete me targa serbe.

- Reklama -

12 prej tyre u ndaluan në Prizren.

Lidhur me këtë, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, bëri të ditur se nga 12 të arrestuarit, 10 prej tyre janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve.

“Ajo që mund t’ju konfirmoj është se ne i kemi ndaluar 2 persona, ndërsa 10 të tjerë nuk kanë qenë të dyshuar, janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve”, ka thënë Kryeziu për Telegrafin.

Edhe nga Policia e Kosovës të dielën bënë të ditur se janë liruar 10 persona.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka bërë të ditur se rasti është zbuluar pas veprimeve operative-hetimore të ndërmarra nga sektori i hetimeve në Prizren.

“Më 06.04.2025, rreth orës 12:00, tri vetura me targa serbe, në të cilat ndodheshin 12 persona – shtetas të Serbisë – janë ndaluar te ura e ‘Arastës’. Personat dhe veturat janë kontrolluar dhe më pas janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren për legjitimim dhe intervistim”, ka deklaruar Gashi.

Ai sqaroi se paraprakisht këto vetura ishin parë të parkuara në kompleksin e objektit fetar Bogosllovisë në sheshin “Shatërvan”.

“Pas intervistimit, dhjetë persona janë liruar, ndërsa dy të tjerët janë ndaluar pasi u prezantuan si pjesëtarë të MUP-it serb, por nuk kishin asnjë dokumentacion që e dëshmonte një gjë të tillë”, shtoi Gashi.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort