LAJME

Ndahet nga jeta zyrtari i komunës së Dragashit, Hylki Hasani

Ndahet nga jeta zyrtari i komunës së Dragashit, Hylki Hasani
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Prill 2024, 19:16

Ka ndërruar jetë zyrtari i komunës së Dragashit, ka njoftuar përmes një përkujtimi mortor kryetari i kësaj komune, Bexhet Xheladini.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të zyrtarit komunal Hylki Hasani nga fshati Brrut. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjarët, kolegët dhe miqtë e tij! Do ta kujtojmë përherë si punëtor të përkushtuar të Komunës së Dragashit, njeri familjar dhe me vlera të larta morale. Zoti e shpërbleftë me Xhenet!”, ka shkruar kryetari Xheladini. I ndjeri ka qenë i punësuar në sektorin e logjistikës të komunës së Dragashit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika