Sot, është ndarë nga jeta, në moshën 65 vjeçare, veterani i arsimit në Prizren, Ahmet Gashi.
Ai ka qenë arsimtar i matematikës në shfmu “Lekë Dukagjini”, ndërsa ka përcjell gjenerata të shumta, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Lajmi për ndarjen nga jeta është bërë i ditur nga drejtoria e shkollës, ndërsa kolegët dhe ish-nxënësit kanë postuar fotografi e shkrime me fjalët më të mira duke përkujtuar kolegun e ish-mësuesin e respektuar.
Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit bëhet sot në Prizren./GazetaePrizrenit.net