Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së nga fshati Brezne i Dragashit, Osman Shala, kanë bërë të ditur familjarë e miq të tij përmes njoftimeve mortore në rrjete sociale.
I ndjeri, në moshë shumë të re i është bashkuar UÇK-së, duke dhënë kontribut për çlirimin e vendit.





