Pas një sëmundjeje të gjatë, ka ndërruar jetë Nexhat Rysheni, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshati Bresanë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në Varrezat e Reja në afërsi të hyrje-daljes në veri të Autostradës “Ibrahim Rugova”, duke filluar nga ora 13:30.
Nexhat Rysheni do të kujtohet për kontributin e tij në rrugën drejt lirisë, si dhe për guximin dhe përkushtimin e treguar gjatë periudhave të vështira për vendin.





