LAJME

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe ish polici, Asllan Gashi

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe ish polici, Asllan Gashi
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Shkurt 2024, 11:19

Ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare, veterani i UÇK-së dhe ish polici i Kosovës i cili jetonte në Prizren, Asllan Gashi, kanë bërë të ditur përmes njoftimeve mortore në rrjete sociale familjarë dhe miq të të ndjerit.

I ndjeri, Asllan Gashi, ka dhënë kontribut të madh për lirinë e Kosovës duke qenë pjesë e UÇK-së në kohën e luftës, ndërsa pas saj ka shërbyer me përgjegjësi të lartë në Policinë e Kosovës.

Asllan Gashi, do të varroset ditën e enjte në varrezat e fshatit Sferkë të Klinës në ora 13:00.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika