Kryetari i Degës së LDK- së në Prizren Driton Selmanaj, ka njoftuar se ka ndërruar jetë Metë Shatri, ish zyrtar i këtij subjekti politik në Prizren dhe veteran i arsimit. Ai me këtë rast i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së veprimtarit të ndjerë, z. Metë Shatri.
“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta e intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish drejtorit komunal gjatë qeverisjes së LDK-së në Prizren, z. Metë Shatri.
- Shatri do të kujtohet gjithmonë për virtytet e tij të larta dhe punën profesionale që ka bërë ndër vite, në shërbim të qytetarëve të Prizrenit por edhe si një burrë i urtë dhe intelektual i shquar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
- Metë Shatri do t’i mungojë familjes, miqve dhe gjithë strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Prizrenit.
Qoftë i përhershëm kujtimi për të!
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Zoti e bekoftë shpirtin e tij fisnik!”, thuhet në fund të telegramit ngushëllues për familjen Shatri nga kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj.