LAJME

Ndahet nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare dhe aktivisti i moshuar i VV-së, Xhezair Sope

Ndahet nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare dhe aktivisti i moshuar i VV-së, Xhezair Sope
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Prill 2022, 22:52

Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare, veprimtari i çështjes kombëtare dhe njëri nga aktivistët më të moshuar të LVV, Xhezair Sope nga Zhuri. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë publik në rrjete sociale familjarë dhe miq të tij dhe Qendra e LVV në Prizren.

Postimi i plotë nga LVV – Prizren:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen mikut dhe bashkë aktivistit tonë Xhazair Sope. Puna, përkushtimi dhe angazhimi i tij do të jenë të paharruara. Lëvizja VETËVENDOJE! në Prizren shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sope, dhe të gjithë miqve të bacës Xhezair.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika