Avdi Ibrahimi nga Prizreni, jetën e tij të tërësishme ia kushtoi idealeve kombëtare. Veprimtar i hershëm i ilegales e luftëtar i madh i Ushtrisë Çlirimtare të Kosvës, që nga themelimi e deri në fund.
Ai, bashkëveproi ngushtë e gjatë me patriotin e njohur, komandant Ruzhdi Saramatin nga Dobrushti i Prizrenit dhe bashkëluftëtarë të tjerë nga zonat e Kosovës. Gjatë luftës mbajti pozita të rëndësishme në hierarkinë komanduese të Brigadës 128 të ZOP-it.
Avdi Ibrahimi, ishte ekonomist i diplomuar, por ishte i talentuar dhe në fushën e letërsisë. Është autor i disa veprave letrare dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.





