Është ndarë nga jeta në moshën 67 vjeçare, punonjësi shumëvjeçar i Administratës Komunale në Prizrenit, Zeqir Xhaferi.
I ndjeri njihet si punëtor, si koleg si udhëheqës, si bashkëpuntor vërtet i motivuar, i përkushtuar, i pa lodhur dhe që nuk kishte penges a sfidë që se tejkalonte!
Drejtori i Administratë në Prizren, Osman Hajdari, përmes facebook-ut, ka shprehur ngushëllime familjarëve, kolegët e miqt e shumt që kishte Zeqir Xhaferi.
Shkrimi i Osamn Hajdarit:
Sot, morëm lajmin e hidhur për humbjen e Zeqir Xhaferit i cili ishte punonjës i Administratës Komunale.
Një jetë të tërë në Administratën e Shtetit..!
Si punëtor, si koleg si udhëheqës, si bashkëpuntor ishte vërtet i motivuar, i përkushtuar, i pa lodhur dhe nuk kishte penges a sfidë që se tejkalonte!
Sot me ikjen tënde i ke prekur zemrat e çdo kujt që të ka njohur… vërtet ke qene njëri me zemër të bardhë!
Ngushellime familjës, kolegëve dhe miqve!