- Reklama -

Ndahet nga jeta profesori, Kamber Karavidaj nga Prizreni

Ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare, profesori Kamber Karavidaj. Ai ka punuar në shkollën e ekonomisë “Ymer Prizreni”.

Profesori Karavidaj, që punoi një kohë të gjatë në arsim, përkundër ligjërimeve në lëndën e Kimisë, tek nxënësit transmetonte edhe frymën kombëtare.

- Reklama -

Gjatë kohës se okupimit nga regjimi serb, ai punoi me përkushtim në shtëpitë-shkolla.

Pos kontributit në arsim, Karavidaj nuk hezitoi t’i bashkohet edhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që në pranverën e vitit 1998.

Ishte i angazhuar në njësitin për furnizim me armatim dhe përcjellje të ushtarëve nga të gjitha zonat luftarake,  që kanë shkuar për armë në Shqipëri përmes shtegut të Pashtrikut.

Sipas banorëve, profesor Karavidaj bashkë me shumë ushtarë tjerë të fshatit Mazrrek dhe Kojush, disa herë kaluan edhe vet kufirin për furnizimin e UÇK-së me armatim.

Ishte ndër profesorët e respektuar në mesin e kolegëve ish-nxënësve.

Varrimi i të ndjerit bëhet, në orën 14:00 në vendlindjen e tij, në Mazrrek të Hasit. /GazetaePrizrenit.net/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort