LAJME

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Zahadin Shemsedini

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Zahadin Shemsedini
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Janar 2026, 19:29

Sot, në moshë 78 vjçare ka ndërruar jetë Prof. Dr. Zahadin Shemsedini, ish-rektor i Universitetit të Prizrenit dhe ish-drejtor i Arsimit në Prizren.

Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e nesërme (e premte), pas namazit të xhumasë.

Kush ishte Zeadin Shemsidini:

Prof. Dr. Zahadin Shemsidini lindi më 5 gusht 1948 në fshatin Blaç të komunës së Sharrit (Dragashit), në një familje opojane me traditë të thellë arsimdashëse.

Tri vitet e para të shkollës fillore i kreu në vendlindje. Pas shpërnguljes së familjes në Prizren, atje vazhdoi dhe përfundoi shkollën fillore dhe gjimnazin me sukses të shkëlqyeshëm.

Nga klasat e para në Prizren e deri në përfundimin e Fakultetit, çdo hap i tij ishte një përparim drejt dijes dhe shkencës.

Pikërisht në këtë fazë filluan të shfaqeshin prirjet e tij të veçanta në shkencë-veçanërisht në fushën e fizikës, një disiplinë që kërkon logjikë të thellë, përfytyrim dhe guxim intelektual.

Në vitin 1966, nisi studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren, në drejtimin Fizikë-Kimi, të cilat i përfundoi në vitin 1968.

Më pas, punoi si arsimtar i lëndëve të fizikës dhe kimisë në shkollën fillore “Motrat Qiriazi” në Prizren për tre vite.

Pas kësaj etape, rrugëtimi i tij arsimor mori një kthesë vendimtare.

Në vitin 1971, ai u regjistrua në vitin e tretë të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, në Degën e Fizikës, në Universitetin e Prishtinës. Për shkak të përgjegjësive familjare, gjatë studimeve punoi paralelisht edhe si mësimdhënës në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë. Studimet i përfundoi në vitin 1973.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika