Home LAJME Ndahet nga jeta piktori i shquar, Mustafa Arapi

Ndahet nga jeta piktori i shquar, Mustafa Arapi

0
Ndahet nga jeta piktori i shquar, Mustafa Arapi

Piktori dhe restauruesi i njohur i veprave të artit, Mustafa Arapi, është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare. Arapi ishte i infektuar me koronavirus. Lajmin e hidhur e ka dhënë në rrjetet sociale, vajza e Arapit, Dorina Arapi.

“Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta! Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua. Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë! Të duam përjetësisht”, shkruante ajo në rrjetet sociale.

I ndjeri është përkujtuar edhe nga kancelari i Kishës Katolike të Kosovës, Don Shan Zefi i cili ka shkruar se ” Tê dashur miq, maestro e miku im i dashur Mustafa Arapi,

Shpresoj se Ai që po e shikon të ringjallur, krishtin Zot, që Ti aq bukur e pikturove në Katedralen e Prizrenit, të ketë përqafuar përjetësisht edhe për mua që ndjej dhimbje të thellë dhe nostalgji të madhe derisa të bashkohemi, atje ku është përjetësia. Për mua mbetesh piktura tjetër e këtij objekti sakrak! Miku dhe vllai yt Don Shani”.

Ndryshe, Mustafa Arapi ka lindur më 23 korrik 1950 në Tiranë. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve në vitin 1979 për pikturë. Pas studimeve ai filloi të punonte si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë.

Ka punuar si profesor në Akademinë e Arteve nga viti 1985 deri më 1991. Pastaj, gjatë viteve 1993-2006 ishte shef i Departamentit të Punëve të Artit në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here