LAJME

Ndahet nga jeta në moshën 33 vjeçare, ish trajneri i klubeve të basketbollit nga Prizreni dhe përfaqësueses së Kosovës, Illmen Bajra

Ndahet nga jeta në moshën 33 vjeçare, ish trajneri i klubeve të basketbollit nga Prizreni dhe përfaqësueses së Kosovës, Illmen Bajra
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Dhjetor 2023, 11:20

Faqja zyrtare e KB “Proton Cable Prizreni”, njofton se para pak çastesh, në moshën 33 vjeçare ka ndërruar jetë trajneri, Illmen Bajra.

“Klubi basketbollistik “Proton Cable Prizreni” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bajra dhe gjithë komunitetit të basketbollit.

Ikja e hershme në amshim është një humbje e madhe për ne dhe basketbollin.

Trajneri Bajra me sukses drejtoi skuadrën e Bashkimit , ishte pjesë e përfaqësueses njëherit ndër një gjysmë sezoni ishte në stafin e trajnerëve edhe te skuadra jonë.

Thellësisht të pikëlluar do e kujtojm Illmenin si shembull i punës, pozitiviteti e një miku që gjithmonë do jetë në zemrat tona.”, thuhet në njoftimin e skuadrës prizrenase.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika