LAJME

Ndahet nga jeta në Itali rapsodi i njohur i Vërrinit, Nijazi Halilaj

Ndahet nga jeta në Itali rapsodi i njohur i Vërrinit, Nijazi Halilaj
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Prill 2026, 17:25

Është ndarë nga jeta në Itali, në moshën 52-vjeçare, rapsodi i njohur i Vërrinit, Nijazi Shani Halilaj nga Lybeqeva e Prizrenit.

Lajmin për vdekjen e të ndjerit e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një njoftimi mortor.

Nijaziu ishte burim i pandalshëm i këngës folklorike shqiptare në trevën tonë, edhe pse një pjesë të jetës e kaloi larg atdheut, duke vepruar nga mërgimi në Itali.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 17.04.2026, në kohën e drekës, në varrezat e fshatit Lybeqevë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika