LAJME

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Pejës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçi

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Pejës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçi
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Prill 2024, 20:29

Ka ndërraur jetë në moshën 69 vjeçare ish-kryetari i Pejës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ali Lajç.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.

Ai ishte ish i dënuar politik nga regjimi i Serbisë.

Në kohën e shpalljes së Pavarësisë së vendit ishte deputet nga Grupi Parlamentar i LDK-së. Ka përfunduar gjimnazin në Pejë dhe Fakultetin Filologjik në Prishtinë. Lajçi është ish i dënuar politik nga regjimi i Serbisë. Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg.

Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë Kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika