LAJME

Ndahet nga jeta ish futbollisti i Lirisë, Hilmi Bellanica

Ndahet nga jeta ish futbollisti i Lirisë, Hilmi Bellanica
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Nëntor 2022, 13:23

Ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare, Hilmi Bellanica,  njëri ndër futbollistët më të shquar të kohës së Lirisë së Prizrenit, njoftojnë për TV Prizreni miq të tij. Hilmiu, ka qenë pjesë e klubit prizrenas për shumë vite, kur Liria garonte në rangjet më të larta të garave të futbollit në ish- Jugosllavi.

Ka qenë një nga mbrojtësit më të dalluar në skuadrën prizrenase, dhe bashkëlojtarë i futbollistëve me nam si, Rexhep Gaxholli, Sokol Hadri, Behajdin e Bedredin Gjinali etj.

I ndjeri, ka ndërruar jetë ditën e sotme në Gjermani, ku jetonte prej shumë kohësh, nga një sëmundje e rëndë dhe e gjatë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika