- Reklama -

Ndahet nga jeta intelektuali prizrenas, inxhinieri i hidroteknikës, Galip Hoda

Inxhinieri Galip Hoda u lind në vitin 1943 në Prizren. Studimet universitare i përfundoi në vitin 1966 në Universitetin e Beogradit, në Fakultetin e Ndërtimtarisë.

Gjatë viteve 1969-1974, Hoda ishte deputet i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i komisionit kushtetues.

- Reklama -

Inxhinieri i shquar prizrenas, gjatë veprimtarisë së tij profesionale ishte pjesëmarrës i shumë projekteve të rëndësishme në Kosovë, sikurse projekti  i Liqenit të  Radoniqit, projekti i Hidrocentralit të Fierzës dhe projektet tjera.

Galip Hoda ka qenë Drejtor i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizrenit, ndërsa në një periudhë të mëvonshme, ka qenë edhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike.

Inxhinieri i Hidroteknikës, me dijen dhe përvojën e tij shumëvjeçare në sektorin e ujërave, në cilësinē e bashkëpunëtorit profesional kontribuoi përmes shumë projekteve edhe në kuadër të UNDP-së, CDF, GTZ, IRC dhe shumë organizatave tjera ndërkombëtare.

Galip Hoda ishte edhe aktivist në sport. Ai ka shërbyer si sekretar gjeneral dhe anëtar i Klubit Futbollistik “Liria”.

I ndjeri ishte një humanist dhe aktivist i madh. Gjatë viteve nëntëdhjetë shquhej për kontributin e tij të dalluar në kuadër të Lëvizjes gjithëpopullore për çlirimin e Kosovës.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 7 dhjetor 2022 në orën 12:00 në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Pritja për ngushëllime do të mbahet në Hotel “Theranda’ në Prizren, për 3 ditë.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort