Është ndarë nga jeta Faik Rexhepi, burri nga Presheva, që u shndërrua në simbol të rezistencë kundër regjimit Sllobodan Millosheviqit.
Lajmin është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi mortor.
“Të dashur familjarë, miq e shoqëri. Mbrëmë na la lamtumirën e fundit baba jonë Faik Rexhepi. Varrimi i tij është sot me 24.02.2025 në ora 15:00 tek Varrezat e lagjes së Arbërisë”, thuhet në njoftimin e familjes.
Faik Rexhepi, i njohur edhe si “Burri që s’luajti vendin”, ishte një figurë simbolike e rezistencës kosovare kundër regjimit serb. I lindur në Preshevë dhe punonjës në “Ferronikel” të Drenasit, ai mori pjesë në protestat historike të gushtit 1990 në Prishtinë, kur shqiptarët kërkonin të drejtat e tyre dhe prisnin me padurim vizitën e delegacionit amerikan të udhëhequr nga senatori Bob Dole. Në ato momente, ndërkohë që policia serbe ndërhynte brutalisht për të shpërndarë turmën, Rexhepi vendosi të qëndrojë ulur – një akt që simbolizonte vendosmërinë dhe paqedashësinë në përballje me dhunën shtetërore.
Ky moment, i kapur nga fotografi Hazir Reka, u bë një imazh ikonik që reflekton rezistencën dhe guximin e popullit kosovar. Pas disa vitesh, ky akt simbolik u nderua me vendosjen e një monumenti në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, duke përjetësuar kështu kujtesën e tij si simbol i betejës paqësore kundër shtypjes.
Në kontekstin e historisë së Kosovës, veprimi i Faik Rexhepit përfaqëson frymën e rezistencës dhe dëshirën për liri, duke u kujtuar si një njeri që,